‘’Makedonia Pat’’,në aksion në Strugë, po sanohen dy rrugët problematike

 

Prej disa kohësh Ndërmarrja publike e Rrugëve ‘’Makedonia Pat’’ ka filluar punën për sanimin e disa rrugëve problematike në Strugë.Përgjegjësi i filialit të ‘’Makedonia Pat’’ në Strugë Destan Bajrami konfirmon se makineria e kësaj kompanie po rehabiliton tërësisht rrugën nga ‘’Ura e Morovishtit ‘’deri në hyrje të Drasllajcës një rrugë kjo shumë e rëndësishme ku gravitojnë një mori fshtrash t ëish komunës së Dollogozhdës apo të malësisë së Strugës.Gjithashtu,Bajrami konfirmon se pas finalizimit tërësor të kësaj arterje makineria e ‘’Makedonia Pat’’ do zhvendoset në Llabunishtë ku do të rehabilitohet tërësisht rruga hyrëse drejt këtij vendbanimi në gjatësi prej 1.2 km.Gjithashtu përvec këtyre rrugëve Bajrami nënvizon se në të ardhmen kjo kompani pritete të ndërhy edhe në disa rrugë të tjera problematike në komunën e Strugës.(Strugalajm.com)

StrugaLajm

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...