Makina del nga rruga në Labënisht të Strugës lëndohen 4 persona

Dje rreth orës 15:20, në NJP-Strugë është raportuar se në rrugën rajonale, në hyrje të fshatit Llabunishtë, Strugë, një automjet i tipit “Volkswagen Golf” me targa të Ohrit, i drejtuar nga O.A. (2) nga fshati Llabunishtë, ka dalë jashtë rrugës.

Në aksident, me lëndime të rënda trupore janë lënduar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët E.H. nga Resnja, A.Sh. nga Ohri dhe A.H. nga Ohri, të cilat janë konfirmuar në spitalin “Shën Erazmo” në Ohër.

Ekzaminimin në vendin e aksidentit e ka kryer një ekip nga NJPB Struga.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...