Maqedonasin në Gjermani e plagosin me gjashtë plumba në prapanicë

Para një lokali të lojërave të fatit në Düsseldorf të Gjermanisë, natën në të diel të 08 tetorit 2017, ishte plagosur rëndë një shtetas 25-vjeçar maqedonas. Policia gjermane menjëherë ka filluar kërkimin për gjetjen e sulmuesit të dyshuar me forca të shumta policore.

Sipas të përditshmes gjermane „Express“, në mes të sulmuesve të panjohur dhe shtetasit maqedonas është zhvilluar fillimisht një zënkë verbale, përcjellë „Shtegu.com“. Pasi zënka më tej ishte zhvendosur në rrugë, së paku njëri nga sulmuesit ka shtënë me disa plumba në drejtim të njëzetepesëvjeçarit, pak para orës 04.00 të mëngjesit. Më në fund, sulmuesit arratisen, ndërsa policia atëbotë nuk kishte arritur të gjejë asnjë gjurmë të tyre.

Me disa plumba në trup, shtetasi maqedonas ka arritur të kthehet në lokalin e mëparshëm, duke alarmuar ambulancën e cila e ka dërguar në spital. Por, ai gjendet jashtë rrezikut për jetë. Shtetasi maqedonas është goditur në pjesën e pasme të këmbës dhe prapanicës.

Tani, natën e të martës së kaluar, policia gjermane ka arrestuar dy persona në Dormagen, të cilët dyshohen se kanë shtënë mbi shtetasin maqedonas. Hetimet ishin ndërmarrë para katër muajve, ndërsa tani, njësiti special i policisë gjermane në Dormagen ka reaguar shumë shpejt, duke arrestuar dy persona të dyshuar si autorë të të shtënave.
Dyshimi ndaj dy të arrestuarve, një shtetasi 25-vjeçar turk dhe një tjetër 26-vjeçar maqedonas, ishte shtuar aq shumë sa që Prokuroria gjermane e Düsseldorfit kishte dhënë urdhërarrest për „shkaktim të lëndimeve të rënda trupore“. Deri më tani, autoritetet nuk kanë cekur veprën „përpjekje për vrasje“. Sipas policisë, zënka është shkaktuar për shkak të lojërave të fatit, ndërsa nuk ka dhënë detaje rreth motivit të saktë të ngjarjes. Por, dihet se viktima nuk ka qenë „e rastësishme“, pasi ai është i njohur për policinë për shkak të delikteve të ndryshëm.StrugaLajm

Gjatë arrestimit, ty dë dyshuarit nuk kanë dhënë ndonjë rezistencë, por gjatë arrestimit janë lënduar lehtë. Gjatë aksionit policor, nëna e njërit nga të arrestuarit ka pësuar probleme me qarkullimin e gjakut dhe është dashur të dërgohet në spital.

In : Aktuale

Loading...
loading...