BLENDI PETROL
Aktuale

Maqedonia e Epërme ose Maqedonia e Re mbeten në “lojë”?!

“Maqedonia e Epërme” dhe “Maqedonia e Re” janë opsionet që sërish mund të jenë temë negociatash në tryezën e bisedimeve për çështjen e emrit.

Sipas mediave greke, prej kur Athina dje në mënyrë indirekte ka refuzuar propozimin “Republika Ilindenska Makedonija” dhe ka thënë se duhet të gjendet zgjidhje e pranueshme me përcaktim gjeografik dhe kohor, tanimë hyjnë në lojë këto dy propozime, që janë pjesë edhe të pakos së ndërmjetësit të OKB-së, Mathew Nimetz, transmeton INA.

Sipas informacioneve, Greqia është për propozimet Maqedonia e Epërme ose Maqedonia e Re, pa përkthim dhe për përdorim të gjerë. Portali informativ “Te Nea” ka shkruar se “Maqedonia e Re” ka shanse më të mëdha.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button