Maqedonia ka rininë më të palumtur në ballkan!

Maqedonia për disa vjet radhitet shumë poshtë tek Indeksi i Lumturisë që e pozicionin në vendin e 84, nga gjithsej 143 vende të përfshira. Sa i takon lumturisë sipas grupmoshave, të rinjtë ndihen pak më të lumtur, duke u ngjitur në vendin e 67, por janë më të palumtur sesa të gjithë bashkëmoshatarët e tyre të rajonit     

Evis HALILI

Shkup,  20 mars – Për të disatin vit radhazi Maqedonia renditet si një nga vendet më të palumtura të rajonit. Diferencën e bën popullsia më e re, e cila është pak më e lumtur se pjesa tjetër. Në Raportin e publikuar sot të Kombeve të Bashkuara për lumturinë në botë Maqedonia e Veriut është në vendin e 84-të, nga gjithsej 143 vende.  Si matet lumturia? Raporti bazohet në vlerësimin e njerëzve për lumturinë e tyre, në të dhënat ekonomike dhe sociale, si edhe shqyrton gjashtë faktorë kyç: mbështetjen sociale, të ardhurat, shëndetin, lirinë, mirëqenien dhe mungesën e korrupsionit.  Krahasuar me pjesën tjetër të  rajonit diferencat janë të dukshme.  Sllovenia është në vendin e 21-të, Kosova në vendin e 29-të, Serbia në vendin e 37-të, Kroacia në vendin e 63-të, Greqia në vendin e 64-të, Bosnja dhe Hercegovina në vendin e 65-të, Mali i Zi në vendin e 76-të, Bullgaria në vendin e 81-të, Shqipëria në vendin e 87-të, ndërsa Turqia në vendin e 98-të. Sa i takon lumturisë sipas grupmoshave, të rinjtë ndihen pak më të lumtur, duke u ngjitur në vendin e 67, por janë më të palumtur sesa të gjithë bashkëmoshatarët e tyre të rajonit.   Ndërsa vendi më i lumtur në botë, për të shtatin vit radhazi është Finlanda. Sekreti i lumturisë së tyre, sipas  studiuese në Universitetin e Helsinkit, Xhenifer De Paola, është afërsia me natyrën dhe ekuilibri i mirë mes punës dhe jetesës.

StrugaLajm

“Finlandezët mund të kenë një ide më të përshtatshme se çfarë është një jetë e suksesshme në krahasim me SHBA-në, për shembull, ku suksesi shpesh shoqërohet me përfitime financiare. Besimi i institucioneve, korrupsioni i ulët dhe qasja e lirë në shëndetësi dhe arsim janë gjithashtu faktorët kyç. Shoqëria finlandeze është e ndërthurur me ndjesinë e besimit, lirisë dhe shkallës së lartë të autonomisë”, sqaron De Paola.

Në krye të renditjes globale janë vendet skandinave, të ndjekura nga Danimarka, Islanda dhe Suedia. Ndër fuqitë kryesore në BE, Gjermania është në vendin e 24-të dhe Franca në vendin e 27-të. Gjermania dhe SHBA-ja nuk janë në top 20 për herë të parë në më shumë se 10 vjet, pasi kanë rënë në vendin e 23-të. Asnjë nga vendet më të populluara në botë nuk është në top 20. “Ndër dhjetë vendet e para, vetëm Holanda dhe Australia kanë më shumë se 15 milionë banorë. Ndër njëzet më të mirat, vetëm Kanadaja dhe Britania e Madhe kanë më shumë se 30 milionë banorë”, thuhet në raport. Kina është në vendin e 60-të dhe India në vendin e 126-të. Vendet në luftë, janë po ashtu të renditura poshtë, Ukraina është në vendin e 105-të dhe territoret palestineze në vendin e 103-të. Rënia më e madhe nga 2006-2010 është regjistruar në Afganistan, Liban dhe Jordani. Afganistani, i cili është përfshirë nga një fatkeqësi humanitare që kur talebanët u kthyen në pushtet në vitin 2020, renditet i fundit nga 143 vendet. (koha.mk)

In : Aktuale

Loading...
loading...