Prej ditësh në portale qarkullon lajmi se moderatorja e dashur Marina Vjollca është shtatzënë. Po, ajo do të bëhet mami për herë të parë. Tanimë lajmi i bukur u konfirmua edhe nga vetë Marina. Ajo postoi disa foto ku shihet me barkun e rrumbullakosur.
Marina thotë se është e bekuar që më në fund ajo dhe Getoar Selimi do të bëhen prindër për herë të parë.
“Jam e bekuar! Faleminderit Zot për gjithçka!”, shkroi moderatorja.
Nuk kanë munguan dhe urimet për çiftin nga personazhet e njohura.