Masakër në Elbasan! 3 të vdekur nga atentati mafioz


Atentati mafioz në Elbasan është shndërruar zyrtarisht në masakër, pasi konfirmohet tashmë se dhe dy persona të tjerë i janë shtuar bilancit të vdekjeve.

Numri i të vdekurve gjatë atenatit ka shkuar në tre, ku kemi të bëjmë me dy shtetas shqiptarë dhe një shtetas të huaj nga Kolumbia. I huaji ka qenë personi i parë i cili ka vdekur, shtetasi me inicialet E.K, i cili mësohet se ka ardhur pak ditë më parë në Shqipëri.

Lufta kundër bandave dhe trafiku i drogës duket se janë arsyet që qëndrojnë prapa këtij akti mafioz.

Por si ndodhi masakra në Elbasan?

Të shtënat që janë lëshuar nga një bandë në tjetrën kanë ndodhur në lagjen “Katund i ri” në Elbasan. Ekzekutorët kanë qëlluar mbi objektivin e atentatit, i cili ndodhej në lëvizje në makinë.StrugaLajm

Nga ajo që është mësuar deri më tani kemi të bëjmë me një atentat ndaj tre personave, ku njëri prej të cilëve ka gjetur vdekjen kurse dy të tjerët kanë mbetur të plagosur rëndë. Të gjithë shtetasit në fjalë po ecnin në një makinë, kur janë qëlluar me armë. Si pasojë e të shtënave i vdekur nga mbetur shtetasi me inicialet E.K, person që rezulton të jetë me precedent penal.

Mësohet gjithashtu se makina ndaj së cilës është bërë atentati mafioz ka qenë me targa të huaja, konkretisht me ato italiane. Automjeti është qëlluar me breshëri kallashnikovi. Pas sulmit, makina e viktimave ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mur aty prane.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet, por ende nuk ka dhënë detaje zyrtare.

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...