MASHTRIM OSE REALITET ËSHTË KORONAVIRUSI

Që njerëzit të jenë të lumtur, duhet të jetojnë me ato që janë të lumtur.Pandemia lumturinë e zëvendësoj me shqetësime dhe frikë. Klima e koronavirusit i polarizoj njerëzit. Në njërën anë janë ato që dyshojnë në prezencën e Kovid 19 se është vetëm një mashtrim ,kurse në anën tjetër janë ato që besojnë në rrezikun potencial të tij. Kërkesa për një sintezë të ekujlibruar midis ekspertëve dhe qeverive është domosdoshmëri për pasqyrimin e realt të klimës paranoike të krijuar nga koronavirusi.Shpjegimet paranormale për pandeminë,duhet të zëvendësohen nga shpjegimet e ekspertëve profesional me reputacion botëror. Vetëm jetesa e qetë, është jetë e lumtur.Kur frika është brenda nesh,jeta është jashta nesh.Jeta në izolim është si burgu pa dyer të hekurta.Gëzimi i jetës nuk qëndron në jetën me frikë,por në lirin e lëvizjes,në besimin që ja siguron shoqëria ku jeton,në perspektivën e sigurisë materiale,në besimin se pas perëndimit të diellit, do të dale drita e hënës.Dezinformatat bindëse e mjegullojnë mendjen e shëndoshë. Pa gjykime racionale nuk duhet të pranohen gjërat si të vërteta të gatshme. Kujdestarët e teorive konspirative na hutojnë dhe dezorientojnë.Korona-kriza të cilën e përjeton bota bashkëkohore si pasojë e solli edhe depresionin në botën intelektuale, fluktuacione politike, çrregullime emocionale në jetën individuale.Korona-kriza solli dyshimin për krijimin e rendit të ri botëror,për paraqitjen e sundimtarëve të rinj botëror,për aktualizimin e eugjenikës, për “instalimin”e 5G dhe shumë hutime të tjera.Nëse e këthejmë fytyrën kah njëri,shpinën ja këthejmë tjetrit. Dilamat janë si të veprohet. Për, për këtë duhet të vendosin ekspertët dhe vendet e zhvilluara në nivel global nga perspektiva e realitetit botëror dhe jo nga interesat nacionale! Për ,një roman mos gjykohet sipas titullit por të gjykohet sipas përmbajtjes pasi do të lexohet!

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...