Mbi 220 administratorë të rinj punësohen në tri ministri të udhëhequra nga BDI

Në periudhën e fundit vetëm në tri ministri të udhëhequra nga ministrat nga radhët e BDI-së janë shpallur konkurse për më shumë se 220 persona, analizon portali Antropol.

Sipas këtij portali, Ministria e Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve ndërmjet Komuniteteve është rekordmen absolut për numrin e personave që planifikon të punësojë. Nga kjo ministri janë shpallur 166 vende pune. Nga këto punësime, 83 duhet të jenë bashkëpunëtorë të rinj për promovimin e përdorimit të gjuhëve të bashkësive etnike, të cilët do të punojnë për pagë prej 22 mijë denarë në muaj. Rreth 83 të tjerë duhet të jenë bashkëpunëtorë të rinj për përkthim, lektor dhe redaktim, edhe për pagë prej 22 mijë denarë.

Edhe Ministria e Financave është në kërkim të punësimeve të reja, që menaxhohet nga Fatmir Besimi. Plani i tij është që të punësojë gati 70 persona: 17 për vetë departamentin (këshilltarë, bashkëpunëtorë, zyrtarë, por edhe udhëheqës të departamenteve) dhe 51 përmbarues të tjerë në Drejtorinë doganore. Financa shpalli shpallje për doganierë në Bogorodicë, Bllacë, në aeroportin e Shkupit, doganierë në Manastir, por edhe këshilltarë për qendrën.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...