Bletari nga Ohri duhet të paguaj 15 mijë euro,sepse bletët e tij pickuan një person

Një bletë-rritës nga Ohri duhet të paguajë 15 mijë euro për shkak se bletët e tij kanë pickuar një banor të Ohrit në vitin 2014 dhe i cili sipas aktgjykimit pas 8 vitesh në Gjykatën Themelore në Ohër ka pësuar frikë por edhe dhimbje fizike dhe psiqike.

Sipas aktgjykimit, bletari është i obliguar që të pandehurit t’i paguajë dëmshpërblim për dhimbje fizike prej 300 mijë denarë, nga frika 200 mijë denarë dhe për dhimbje psikike prej 100 mijë denarë dhe shpenzime për procedurë mbi 150 mijë denarë. “Kjo është një goditje e drejtpërdrejtë për bletarët”, thonë nga Shoqata e Bletarëve “Plejada”e Ohrit. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2014 dhe aktgjykimi është nxjerrë pas 8 vitesh, që për bletarët nga Ohri është një absurditet tjetër pavarësisht, siç e quajtën ata, procedurën qesharake.Ndërkohë gjoba ka shkuat 15 mijë euro sepse gjykatësi ka shtuar edhe 6000 mijë denarë për harxhime .(Strugalajm.com)StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...