MBRESA DHE URIME NGA BURGU -Jeton Lleshi

“rrugët e vogla sa do të nga tërruara të jenë përsëri të shpien në rrugë të mëdha”.

Para disa muajve shumë personave gati iu prish humori kur panë në foton e mëposhtme në shoqërinë time kryeministrin e Kosovës z.Haradinaj .Madje kjo foto u ngriu buzëqeshjen edhe goxha shtetesh.Jo për faktin se kjo foto më bën “VIP “por shoqëria ime në këtë foto me kryeministrin u ka lënë shije të hidhur.
Më së paku vetë shteti zviceran nuk ka patur nevojë t’i futet garës hahmarrëse ndaj Kosovës për hatër të Serbisë.Çlirimtarët shqiptarë që patën kurajon e lartë të humanizmit që mundën të çlirojnë vendin e tyre sëbashku me aleatët amerikanë, gjithashtu munden të ndihmojnë në vendosjen e paqes dhe ndërtimit të vendit.Bashkpuptorët e armikut dhe armiqtë e Kosovës nuk mund t’a zhbëjnë pavarësinë e saj as dhe rrugën drejt integrimeve euroatlantike për në BE dhe në NATO.Në këtë qasje shteti zviceran nuk ka pse të bëhet barrierë e këtyre zhvillimeve , përkundrazi duhet t’a trajtojë mërgatën shqiptare si një potencial ekonomik që kontribuon në ekonominë e shtetit ku jeton dhe punon por dhe si urë lidhëse mes kulturave të ndryshme,e cila vazhdon të ruaj rrënjët e veta të origjinës.Ata janë integruar në shtetin zviceran por nuk kanë ngurruar të ndihmojnë vendin e tyre kur ka patur nevojë .Asgjë nuk mund ta largojë mërgatën shqiptare nga dashuria për vendin e tyre të origjinës dhe për çlirimtarët.Sa do që të tërbohen dhëndurët e grekëve dhe serbëve kundër unitetit kombëtar çlirimtarë-popull.
Populli paqedashës dhe liridashës i Strugës që në ditët e para të luftës çlirimtare iu bë krah dhe zemër luftëtarëve të lirisë së UÇK-së,ndaj dhe kjo foto është një vazhdimësi e simpatisë dhe respektit ndaj kontributit për çlirimtarët.

Krenar me ty kryemimistër

URIME KOSOVË,PAÇ NJË VIT TË MBARË!
ZOTI E BEKOFTË SHQIPËRINË ETNIKE!
ZOTI E BEKOFTË MIKUN TONË AMERIKAN!StrugaLajm

GËZUAR 2018 VITIN E SKËNDERBEUT!StrugaLajm

Jeton Lleshi/Strugalajm.com

skëterrë , Zvicër

27.12.2017


Loading...
loading...

Related Articles