Mbyti gruan me jastëk, zbulohet motivi

Burri që mbyti me jastëk gruan e tij, për t’i shpëtuar arrestimit të policisë  kishte shkuar tek e motra në Berat. Mësohet se shtetasi Alvin Hysa, e ka vrarë bashkëshorten në orët e para të mëngjesit për motive xhelozia. Çifti Hysa jetonte në një banesë pothuajse të rrënuar në Grekan të Gramshit.

Sherri mes tyre ka zgjatur për disa minuta. Në gjaknxehtësi e sipër ai i ka vënë jastëkun tek fytyra për t’i bllokuar frymëmarrjen dhe pasi ka parë që gruaja e tij nuk lëvizte e ka hequr. Ai nuk ka njoftuar njeri për atë që kishte bërë , por mësohet se ka shkuar drejt së motrës në Lumras të Beratit me mushkë. Kur janë takuar nga afër i ka thënë se ka vrarë gruan, Gurijen. Pas kësaj, policia merr informacionin për krimin në banesë dhe disa orë nga vrasja, bën të mundur arrestimin e Alvin Hysës. Paraprakisht thuhet se Hysa ka probleme me shëndetin mendor.StrugaLajm

35-vjeçari është babai i tre fëmijëve, një vajze në klasën e gjashtë dhe dy djemve, njëri në klasë e tretë dhe tjetri në kopsht. Mësohet se ai ishte i sëmurë mendor dhe njihej si tip problematik në familje pasi ushtronte dhunë të vazhdueshme në familje, e sidomos ndaj të ndjerës Vrasësi ka kryer dy dënime për dhunë në familje dhe trajtohej me kemp si i sëmure mendor. Në momentin e ngjarjes fëmijët nuk ndodheshin në banesë por tek gjyshja e tyre në Berat.

In : Aktuale

Loading...
loading...