Mickoski: Po digjem nga dẽshira për zgjedhje, do ti fitojmë 61 deputetë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se fushata e rrejshme e LSDM-së,se VMRO-DPMNE udhëhiqet nga Budapesti shpërtheu si fluks sapuni dhe fishekzjarri i tyre u shpërtheu në duar.

Ai nga Novaci përsëri ka demantuar se ka patur takimi të fshehta rreth ndryshimeve në Kodin penal.

“Digjemi nga dëshira për zgjedhje të parakohshme dhe të tregojmë se sa është uniteti në VMRO-DPMNE. Nëse deri më parë isha në dilemë se nëse jemi afër 61 deputetët, tani jam i bindur se ky qëllim është i arritshëm”, ka thënë Mickoski

Kreu i VMRO-DPMNE-së është i bindur se asnjëri nga deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk do të votojë ndryshimet kushtetuese sipas propozimit aktual.StrugaLajm

Mickoski tha se nëse dikush prej VMRO-DPMNE-së mendon të veprojë krye në vete, të tjerët do të mbrohen.

“Ata 44 që i keni parë në Kuvend, besojnë në këtë që po e bëjnë. Ata nuk e bëjnë këtë për shkak se dikush po i mban me zor, dhe tani do vjen dikush nga BDI dhe LSDM, do të derdh një çudi me të holla para tyre dhe këta do të ndërrojnë mendje, ose diçka tjetër do të bëjnë. Kjo nuk do të ndodhë, nuk do të ketë asnjë, jo vetëm tani, edhe në të ardhmen, nëse nuk ndryshohet diçka në kushte, ne qartë kemi treguar se çka presim që të ndryshohet”, theksoi Mickoski.

In : Aktuale

Loading...
loading...