Mickoski: Zgjidhja e vetme, zgjedhjet

Ky është akt i çmendur i demokracisë. Është e qartë intenca e pushtetit, afrohet fundi dhe nuk zgjedhin mjete për t’u mbrojtur nga krimi që e bënë deri më tani, deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, lidhur me ndryshimet e Kodit penal që u miratuan sonte në Kuvend.

Në intervistë për Kanal 5, Mickoski tha se “mënyra e vetme të kërkohet përgjegjësi është vetëm në zgjedhje”.

Lidhur me spekulimet se këto ndryshime paraqesin marrëveshje të heshtur mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, ai theksoi se kjo duket joserioze dhe qesharake.StrugaLajm

Në pyetjen nëse këto ndryshime mund të kenë lidhje me ndryshimet kushtetuese, u përgjigj se nuk ekziston diçka e tillë.

Lidhur me komentin e zëvendëskryeministrit Grubi se ndryshimet e KP janë kërkesë ekskluzive e VMRO-DPMNE-së, ai u përgjigj se Grubi edhe më parë ka thënë gjëra për të dhe partinë e tij, por, siç tha “pothuajse asgjë nuk është e saktë”.

In : Aktuale

Loading...
loading...