Mickovski: BDI nuk na kushtëzon për formimin e qeverisë pas zgjedhjeve

Mickovski: BDI nuk na kushtëzon për formimin e qeverisë pas zgjedhjeve

“Me të gjitha partitë politike, bisedimet do të vijojnë dhe nëse gjejmë interesa të përbashkëta nuk shoh pengesa që të nënshkruajnë marrëveshje për koalicion parazgjedhor ose të merremi vesh që pas zgjedhjeve t’i nivelizojmë qendrimet për formimin e koalicionit”, tha mes tjerash kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski, në konferencën e sotme për media, shkruan gazeta LAJM.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, ai tha se deri tani askush nga BDI-ja nuk e ka kushtëzuar për formimin e qeverisë së përbashkët nëse pas zgjedhjeve ai do ta merr mandatin.

“Në nivelin në të cilin komunikoj me drejtuesit e BDI-së nuk kam dëgjuar kushtëzime të këtilla. Ju i referoheni një deklarate të ministrit të ekonomisë e cila, sipas meje, u keqinterpretua. Në nivelin në të cilin ne komunikojmë, një komunikim i tillë nuk ekziston”, u shpreh Mickovski.StrugaLajm

Lideri i opozitës maqedonase është i bindur në fitore, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 prillit. Ai tha se akoma nuk kanë vendosur për ministrat që opozita do t’i propozojë në qeverinë teknike./Gazeta LAJM

In : Aktuale

Loading...
loading...