Milikija nuk ndalet: I fali kalamajtë e ASH-së, së shpejti edhe ata në histori si VMRO-ja

Kryetarja e komunës së Haraçinës, Milikije Halimi i është kundërpërgjigjur nënkryetarit të ASH-së, Remzi Memedi, i cili përmes një postimi kishte ironizuar me kryetaren e komunës së Haraçinës.

“Të vegjlit kanë të drejtë të qajnë e gabojnë. Të mëdhenjtë janë ata që dinë të falin. I fali edhe kalamajtë e Aleancës qe Qeverinë se deshën e opozitës s’po ja din renin. Ku me va bë venin? Në histori së shpejti. Partitë politike si VMRO-DPMNE dhe si ju do te shkojnë ne histori shume shpejte. Njerëzit e këtillë kur nuk kane aftësi dhe suksese kane sens për ofendime dhe histeri. Ju kuptojmë. Nuk ndjehem e ofenduar nga fjalët e Remzi Mehmedit, por ndjehem e ofenduar nga vete personi qe është marre me mua. Ja thash edhe herën e kaluar e ja përsëris. Urdhëroni na fitoni ne zgjedhje e pastaj matuni me ne. Me fjalët tuaja keni treguar veten. E di qe dhemb humbja e gjithë atyre burrave nga një femër, por unë nuk kam perceptime të tilla dhe nuk bëj dallime te tilla andaj për atë pjese nuk do te ju përgjigjem. Vetëm po ua përsëris, jeni shumë të vegjël Remzi e ju Aleanca e vetëshpallur për Shqiptarët. Jeni te vegjël si ne numra votash, si ne përballje ndaj nesh, si ne fjalor dhe nivelin qe po tregoni. E ne te mëdhenjtë ua falim, sepse e dimë se populli do t’ju dënojë si gjithmonë”, shkruan në postimin në Fejsbuk Halimi, njëherësh zyrtare e LSDM-së.StrugaLajm

“Si të të kritikon Milikija, si të të këndon Linda, është punë e njejtë, nule”, kishte shkruajtur nënkryetari i ASH-së, Remzi Mehmedi. Ky komenti erdhi si vazhdim i replikës ASH-LSDM, pasi Ziadin Sela akuzoi kreun socialdemokrat Zaev e që më pas erdhi edhe reagimi i kryetares së Haraçinës Ramadani. Ajo në përgjigjen e saj tha se “ate e kishin votuar vëllezërit shqiptarë nga Haraçina dhe kishte fituar bindshëm që në raund të parë”.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...