Mjekët apel prindërve: Fëmijët gëlltisin gjithçka, bëni kujdes!

Dhjetra pacientë të vegjël cdo muaj, përfundojnë në urgjencën e klinikës së fëmijëve në Kozle. Mjekët thotë se ka raste, kur gjërat brenda fëmijëve, gjenden pasi kanë qëndruar në organizëm për një kohë më të gjatë. Ndodh që prindërit të mos e kuptojnë fillimish se përse fëmijët e tyre kolliten aq shumë dhe I dërgojnë në klinikë, ku më pas mjekët zbulojnë gjësendet e imta që fëmijët I kanë gëlltitur duke luajtur.
“Ka raste kur prindërit nuk e kuptojnë menjëherë edhe pse fëmijët e tyre kanë kollitje për një periudhë më të gjatë. Vetëm atëherë ndoshta prindi kupton se kollitja nuk ka të bëjë me ftohje apo grip dhe e sjellin fëmijën te ne në klinikë”, tha Andonovski.
Mjekët fajësojnë prindërit, që shpesh nuk u përmbahen udhëzimeve por I lënë fëmijët të luajnë edhe me lojra që nuk I përshtaten moshës së tyre.
“Prindërit duhet të kenë kujdes. Jo rastësisht tek lodrat shkruhet se prej cilës moshë duhet të luajnë fëmijët me to. Prindërit gjithashtu duhet të kenë kujdes e të kontrollojnë se mos në dysheme kanë mbetur gjëra të cilat fëmija mund ti gëlltisë lehtësisht”, tha Andonovski.
Numri I pacientëve të tillë po rritet prandaj mjekët shtojnë apelet që prindërit asjnëherë të mos I lënë fëmijët e vegjël pa mbikqyrje e sidomos të kujdesen të mos lënë gjëra të imta rreth tyre.
StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...