‘Mos të kishim fëmijët nuk jetojmë, u biem në qafë atyre’, i moshuari përlotet në protestë: Nuk mund të flas dot më…

Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në sheshin Skënderbej, nga ku më pas do të nisë edhe marshimi drejt kryeministrisë, në ditën e katërt të protestës kundër rritjes së çmimeve.

Në shesh gjen njerëz të çfarëdo moshe, të cilët shpjegojnë dhe arsyet se pse kanë dalë në këtë protestë, që derimë tani ka qenë paqësore, dhe ka vënë në lëvizje në fakt edhe qytetarët.

“Protestojmë për gjendjen ku e ka lënë qeveria këtë vend, në dorë të spekulanteve, qeveria ka dhënë të gjitha pasuritë në dorë të spektukantëve. Çfarë ka lidhje kriza e energjisë, kur ne kemi jemi vend prodhues energjie, çfarë lidhje ka kriza e drithërave, kur ne kemi qenë vend që plotësonim të gjitha kërkesat tona.

Ai kryeministër që ka shkatërruar rafinerinë e naftës, duhet varur, pse nuk zbatohen vendimet për rezervat? Çfarë kuptimi ka rezerva, nëse ti thua në rastin më të parë, që i ke rritur çmimet, se ka pasur rritje në bursë. Ra kjo luftë dhe u pamë”, u shpreh një prej qytetarëve.StrugaLajm

Ndërkohë që një tjetër i moshuar mes lotëve, tha se nëse nuk do të ishin fëmijët në emigracion, ata nuk do të kishin mundësi që të jetonin.

“Mos të kemi fëmijët nuk jetojmë, iu bjemë në qafë fëmijëve për ushqim, nuk mund të flas më, më falni”, tha i moshuari.

In : Aktuale

Loading...
loading...