Ndarja/Sunduesi i Dubait do i paguajë 640 mln dollarë gruas së tij

Fundi i martesës mes sheikut Al Maktoum dhe gruas së tij Haya, ka kushtuar shumë shtrenjtë: plot 640 milionë dollarë. Sunduesi i Dubait duhet t’i paguajë gruas një shpërblim prej 640 milionë dollarësh. Ishte gjykata britanike, ajo që njoftoi shumën më të madhe të vendosur ndonjëherë në dosjet gjyqësore të vendit. Kreut 72-vjeçar të qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe do t’i duhet të paguajë një shumë prej 251.5 milionë paund (rreth 300 milionë euro) për gruan e tij të gjashtë, Princeshës Haya të Jordanisë, 47 vjeç. Gjithashtu sheiku duhet t’u japë 2 fëmijëve që ka me princeshën, Al Jalila 14-vjeç dhe Zayed 9-vjeç, një total prej 290 milionë paund (më shumë se 340 milion €) për të mbuluar shpenzimet e tyre, për tu ushqyer dhe arsimuar. Sipas gjykatës, princesha Haya ” nuk kërkon kompensim për veten, por për sigurinë e jetës së saj” si edhe shpërblim për t’u kompensuar për pasuritë që humbi pas zgjidhjes së martesës.

StrugaLajm

Loading...
loading...