Ndërroi jetë Nuredin Elmazi një nga ekonomistët e parë në Strugë

Lindi në fshatin Kalisht në datë 01.11.1949 dhe shkollën fillore katërvjeçare e kreu në vendlindje, ndërsa katër klasët e tetëvjeçares Nuredin Elmazi kreu në Stugë. Gjimnazin poashtu e kreu në Strugë me sukses të dalluar. Studimet i vazhdoi në Prishtinë në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës. Pas përfundimit të studimeve në vitin 1972 vendosi të kthehet në vendlindje për të dhënë kontribut për vendlindjen tanimë si ekonomist i diplomuar. Në vitin 1974 u punësua në sipërmarrjen „Bratstvo” në Ohër, ku punoi dy vite. Pasi e kreu shërbimin ushtarak, që në atë kohë ishte i detyrueshëm, në vitin 1976 u punësua në kombinatin bujqësor „Strushko pole” (Fusha e Strugës). Në vitin 1981 u përjashtua nga puna si element „nacionalist” në të ashtuquajturin „diferencim ideo-politik” pas Demonstratave të vitit 1981. Përjashtimi i ndodhi në kohën kur i kishte regjistruar studimet e magjistraturës në Universitetin e Shkupit, të cilat nuk arriti t’i përfundojë. Gjatë viteve 1978 deri 1991 për shkaqe ekonomike shkoi në SHBA me shkëputje. Në vitin 1996 u punësua si Administrator në fondin e Sigurimit Pensional te RM-së ku punoi deri në pensionim.

Si i ri ka zhvilluar aktivitete në bashkësinë lokale te Kalishtit. Mori pjesë aktive në jetën politike, duke dhënë kontribut ne partinë e parë politike Partia për Prosperitet Politik dhe pas dy luftave në Kosove dhe Maqedoni, u aktivizua në BDI. Nuredini ka dy djemë e një vajzë të arsimuar e të sistemuar mirë, kurse vet i jeton vitet e pensionistit në Strugë.StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...