Në Strugë tashmë është bërë traditë të mos pastrohet bora (VIDEO)

I ftohti që e kaploi vendin siç duket i kapi sërish në befasi autoritetet lokale në vend. Bora ka kapluar të të tërë vendin, ndërsa rreshjet ende nuk kanë të mbaruar. Fundjava pritet të jetë me temperatura të ulta dhe me rreshje bore. Komunat në vend duhet të bljnë detyrën për të pastruar rrugët dhe për t’u siguruar qytetarëve qarkullim të lehtë dhe të sigurt. Por kjo gjë nuk vërehet në Strugë. Rrugët në qytet dhe nëpër fshatrat përreth janë të mbuluar nga bora dhe gati të paprekura nga mjetet për pastrimin e tyre, përcjell in7.StrugaLajm

Sipas portalit, news1, kjo gjë për Strugën është shndërruar në traditë dhe qytetarët as që presin që autoritetet ta pastrojnë borën. Qytetarët e Strugës në kohë dimri, çdoherë përdorin një shprehje të famshme të kreut të komunës, Ramiz Merko.
Zoti e solli, Zoti do e marrë“, ka thënë para disa vitesh Ramiz Merko ku qytetarët janë ankuar se Komuna e Strugës nuk po e pastron borën. Nëse i shikoni videot më poshtë, do të arrini të kuptoni se sa Komuna e Strugës po e kryen detyrën e saj, për ta pastruar borën nga rrugë e territorit të saj./in7.tv/StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...