Ndodh edhe kjo në Saraj: Kërcënon axhën, o ma jep vajzën për grua o ju vras të gjithëve!
Një rast i paprecedent është paraqitur të enjten në stacionin policor në Saraj. Dyzet e gjashtë vjeçari E.B. nga fshati Lubin i Shkupit, ka denoncuar se nga nipi i tij E.B. (19) i është rrezikuar siguria. Shkak për këtë sipas xhaxhait, është se nipi i tij përmes Viberit i ka dërguar porosi se do ta vrasë atë dhe familjen e tij nëse nuk ia jep vajzën, njoftoi policia .“Një ditë më parë, rreth orës 23 e 50 minuta i është paraqitur kushëriri i tij A.B. dhe e ka paralajmëruar të jetë i kujdesshëm sepse nipi i tij ka ikur nga shtëpia. Ai ka ikur pasi ka kuptuar se denoncuesi (xhaxhai 46 vjeçar) e ka fejuar vajzën dhe është revoltuar sepse ka qenë në lidhje dashurie me të. Denoncuesi po ashtu ka sqaruar se E.B. me datë 31.12.2017 e ka marrë vajzën e tij dhe dy ditë kanë qenë së bashku në një hotel në Tetovë pa lejen e tij dhe pasi nuk e ka ditur se ku gjendet vajza e ka paraqitur si të zhdukur në polici”, njoftoi MPB.