Në administratë janë të punësuar rreth 27 mijë shqiptarë

Sektori Publik: 132.088 të punësuar në 1.346 institucione
73.5% – MAQEDONAS, 20.35% – SHQIPTARË

Në Sektorin Publik në Maqedoninë e Veriut ka 132.000 të punësuar, prej të cilëve 73.58% janë maqedonas kurse 20.35% (26.879) – shqiptarë, ka deklaruar Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Admirim Aliti duke prezantuar Raportin e të punësuarve për vitin 2021. Të punësuarit tjerë janë turq – 1.95%, romë – 1.19%, serbë – 1.07%, boshnjakë – 0.49% dhe vllehë – 0.43%.

Krahasuar me vitin paraprak, numri I të punësuarve në Sektorin Publik është rritur për 905. Por, sipas Ministrit Aliti, në organet e Administratës Shtetërore të punësuar janë vetëm 15.302 dhe ka ulje prej 643 të punësuarve.

ADMIRIM ALITI – MINISTËR PËR SHOQËRI INFORMATIKE DHE ADMINISTRATË

“Nga numri I përgjithshëm që është 132.088 persona, në Qeveri, nëpër Ministri, në organet në përbërje të Ministrive, në organet e pavarura të Administratës Shtetërore janë të punuar gjithsejt 15.302 persona”StrugaLajm

Më shumë të punësuar në sektorin publik ka në arsim – 33%, më pas në shëndetësi 19%, Administratë – 13%, Veprimtari Komunale – 9%, mbrojtje të fëmijëve dhe politikë sociale – 7%.

Sipas Raportit, në sektorin publik ka më shumë gra të puënsuar – 55.3% në krahasim me burrat – 44.37%. Mosha mesatare e të punësuarve është 46 vjec. /KlanMacedonia/

In : Aktuale

Loading...
loading...