Në Durrës janë sekuestruar 45,5 kilogram heroin

– Në portin më të madh shqiptar, Durrës, në një kamion të ngarkuar me krom, mbrëmë, janë gjetur dhe sekuestruar 45,5 kilogram heroinë.

“Grupi i përhershëm operativ që punon në portin e Durrësit, në bazë të informacioneve të marra, kryen kontroll të detajuar mbi mjetet motorike në dalje dhe hyrje në port. Gjatë kontrollit të daljes në vijën e dytë, në një kamion tip “Skania”, më saktë në kabinën e kamionit, u gjetën 43 pako heroinë, me peshë totale 45.5 kilogramë, theksohet në kumtesën e policisë.LAJME TË NGJASHME

Sipas policisë, ka arsye për dyshime se droga duhet të kishte përfunduar në tregun italian të drogës.

Është arrestuar pronari i automjetit, i cili është nga Durrësi, si dhe shoferi nga qyteti i Fierit. Të dy mohuan të kenë ndonjë lidhje me ngarkesën shtesë në kamion.StrugaLajm

Në Durrës, më 18 qershor, u sekuestruan 324 kilogramë kokainë në një kamion të mbushur me hekur, me destinacion Italinë, i drejtuar nga N.A. shtetas maqedonas.

In : Aktuale

Loading...
loading...