Në Mullirin e mbijetesës të Kajan Zeko-Frëngovës

Në fshatin Frëngovë një nga vendbanimet më të vjetra në Strugë dikur kanë funksionuar më shumë mullinj që janë vënë në funksion nëpërmjet ujit , por më jetëgjati ka qënë mulliri i Kajan Zeko-Frëngovës i cili ishte funksional deri në vitin 1992.Sot ai nuk është në gjendje pune sepse pauzimi për një kohë të gjatë ka sjellur nevojën për ndërhyrje renovuese në mënyrë që ai të punojë si dikur e një kohë.Kjo veprimtari prodhuese në familjen Dauti është trashëguar brez pas brezi tregon arsimdashësi dhe historiani Mensur Dauti i cili punën në Mulli bashkë me vëllezërit e tij e ka trashëguar nga babai dhe gjyshi.Dauti tregon se Mulliri i tyre është themeluar në vitin 1937, por ata si familje në pronësi kanë pasur një mulli tjetër edhe para këtij viti në një lokacion tjetër më në brendësi të fshatit .Dikur të pasurit një Mulli nënvizon Mensur Dauti përvec se tregonte një nivelë të mirë ekonomikë ngërthente një përgjegjësi të madhe sepse sigurimi i miellit të bukës kishte një rëndësi të madhe për familjet shqiptare të asaj kohe.”Në kohën më të mirë në këtë Mulli kanë punuar deri në 10 puntorë gjë që vet tregon rendësinë dhe punën që është bërë në këtë mini fabarikë për kushtet e asaj kohe.Sic e shihni edhe vet tashmë Mulliri nuk është në gjendje pune përshkak se janë të nevojshme disa punë të domosdoshme renovuese .Edhe pse tashmë Mullintë që punojnë në këtë mënyrë janë drejt zhdukjes duke qënë se ky Mulli ka pasur një rëndësi të madhe për mbijetesën e famlijes sonë në një kohë të afërme do ta renovojmë dhe do ta bëjmë gati për punë si dikur”thekson ai.Mulliri përvec se shërbente për përpunimin e drithit ishte e një lokacion që gjatë festave me karaker paganë simbolizonte fillimin e pranverës dhe deri vonë vizitohej nga banorët e Frëngovës dhe fshatrave përreth si një vend i pastërtisë ,begatisë dhe bereqetit .Zakonishtë ishin të rinjt ata që vinin dhe mbushnin ujë nga mulliri dhe të njëjtin e dërgonin në shtëpitë e tyre .Kjo ishte edhe një mnyrë që ata të njihen ndërmjet veti .

Kur Tito vinte në Strugë, izoloheshte familja
Mensuri tepër i emocionuar kur duhet të flas për këtë pjesë të të kalurës së familjes së tij thotë se pas luftës së dytë botërore dhe burgosjes së babait të tij Mulliri për familjen e tyre ka marr një dimenzion të rëndësishëm sepse ka qënë rruga e vetme për sigurimin e bukës së gojës për familjen .”Në vitin 1948 burgoset babai si njeri i dyshuar për veprimtari politike dhe për pesë vjet familja nuk ka ditur asnjë të dhënë për fatin e tij në këtë kohë .Gjithashtu,edhe gjatë burgosjes së dytë prej sisa vitersh kur e mveshin me fajë për një vepër që ai nuk e bëri Mulliri ka siguruar bukën e gojës për familjen tonë e cila gjatë gjithë kohës së sistemit komunist ishte në shenjëstër të këtij regjimi.Ky fakt sollli një qasje përjashtuese të nomeklaturës sa në atë kohë edhe ndihmat që vinin nga Kryqi ndërkombëtar në vitet e para pas luftës së dytë botërore emisarët komunistë në asnjë rast nuk lejonin që të njëjtat t’i shpërndahen familjes sonë”thotë ai.Edhe kur vinte Tito në Strugë ,Mensuri tregon se familja e tij lajmërohej një muajë para se nuk duhet të dali nga shtëpia .Ishte kjo qasje dhe presionet e vazhdueshme që u reflektuan edhe në dobësimin nga pikëpamja ekonomike e familjes nënvizon ai.”Duke qënë se sistemi e kuptoi se nëpërmjet Mullirit kjo familje arrinë të mbijetojë një kohë të gjatë nuk lejonte që i njëjti të renovohet pasi gjatë një kontrolli nga ana e policisë gjatë viteve 60 të shekullit të kaluar kati dytë i tij u shemb nga shteti i atëherëshëm.Sot e them me pergjegjësi të plotë se gjitha ato andralla që hoqëm gjatë atij sistemi nuk do mund t’i përballonim nëse nuk do të kishim Mullirin”thotë ai.Fakti që Mulliri ishte shumë afër rrugës magjistrale Strugë-Qafë Thanë jo shumë larg nga kufiri me Shqipërinë armike ishte një fakt i mjaftueshëm thotë Mensur Dauti që ai gjatë gjithë kohës të ishte në vëzhgim të shtetit të atëhershëm dhe kohë pas kohe ai bastisej dhe kontrollohej .”Në një kohë aq shumë i pengonte ky Mulli sistemit sa u ideua edhe internimi i familjes në Maqedonin lindore ,gjë që nuk u realizua falë një avokati të cilin e paguam duke shitur një pronë me vlerë për atë kohë .Ai arriti që ta prolongoj internimin dhe na udhëzoi që të gjitha pronat e familjes të kalojnë në pronësi të motrave të babait tim”përfundon ai.(Strugalajm.com)
StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...