Në një ditë nga Shqipëria largohen 38 persona

 

Në një ditë nga Shqipëria largohen 38 persona më shumë se ato që kthehen, sipas të dhënave të fundit nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. Mesatarish emigracioni neto në një muaj është 1140 persona që largohen, sipas këtyre të dhënave. Që nga 1 janari deri me 4 tetor 2019 popullsia e Shqipërisë është pakësuar me 2500 persona sipas projeksioneve të Zyrës së Kombeve të Bashkuara “World Population Review”, përcjellë Koha.mkStrugaLajm

Pakësimi i popullsisë po vjen kryesisht për shkak të emigracionit të lartë, teksa vendi edhe gjatë kësaj periudhe mësohet të ketë pasur shtesë natyrore pozitive këtë vit. Sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara gjatë vitit 2019 në Shqipëri kanë lindur 92 foshnja në ditë, teksa kanë vdekur 63 persona në ditë. Numri i vdekjeve dhe emigracionit neto kalon numrin e lindjeve, duke bërë që popullsia e vendit të ketë një rënie në terma të përgjithshëm. Sipas të dhënave të Kombeve të bashkuara Shqipëria u pakësua më 9 persona në ditë gjatë vitit 2019. (lindje-vdekje-emigracion neto).StrugaLajm

Popullsia e Shqipërisë po zvogëlohet për dy arsye kryesore emigracioni neto ende në nivele të larta dhe numri i ulët e lindjeve. Gratë në Shqipëri lindin më pak se mesatarja 1.7 fëmijë për grua, teksa pritet shumë shpejt që numri i vdekjeve të kapërceje numrin e lindjeve duke e çuar vendin në një shtesë natyrore negative. Shkalla e lindjeve ka rënë në mënyrë të qëndrueshme gjatë dekadës së fundit, teksa qeveria shqiptare, duke filluar nga viti 2020 qeveria do të fillojë të ofrojë stimuj financiar për prindërit në mënyrë që të rritte numri i foshnjave të lindura, thuhet në analizën e OKB-së. Ritmi i rritjes së rritjes natyrore së popullsisë në Shqipëri pritet të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme. Sipas OKB-së norma do të bëhet negative rreth vitit 2027.

In : Aktuale

Loading...
loading...