SHQIPTARËT PO IKIN!..

Lebit Murtishi

(Letër e hapur, drejtuar Ushtrisë së Liderëve Shqiptarë
të Shqipërisë Lindore!)

( Është hera e parë që kam zbutur sadopak në
këto rreshta të mërzitshëm, kritikat, është hera e parë
në jetën time që përkulem kaq bindshëm përpara
matematikës trishtuese të Atdheut; është hera e
parë që kuptova se, secilën faturë që vjen në adresë
të popullit – duhet t’i dorëzohet popullit. Askush,
përveç tij, nuk ka shpatulla t’i dalë për zot dhe t’i
paguaj llogaritë një për një – për çdo qindarkë)…StrugaLajm

1.
Zaevi e Mickovski, ose subjektet që përfaqësojnë
ata: L.S.D.M – VMRO, caktuan zgjedhjet e parakohshme
parlamentare, më datën 12. 04. 2020. Partitë Shqiptare
(të uritura për kolltuqe), filluan avazin e vjetër të
sharjeve e mallkimave me njëri – tjetrin, sikur nuk
ekziston një padron mbi kokat e tyre, që u ka vënë
të gjithëve ,,kufirin te thana”…
Me gjithë qënien time shqiptare dhe njerëzore,
dëshiroj që kjo letër të jetë e fundit që drejtohet
në një adresë të pashpresë dhe pa një emërtim të
përveçëm.
Më falni që nuk di të bëj dallimin e duhur mes
njerëzve sipas librezave partiake; sytë e mi shohin
dhe dinë të dallojnë vetëm njeriun nga njeriu!
Prandaj, po ju drejtohem kolektivisht, se tek e
fundit, edhe premtimet tuaja janë kolektive në
kohën e fushatave parazgjedhore, edhe dështimet
tuaja janë kolektive kur futeni në pushtetin e huaj,
po edhe arsyetimet tuaja janë kolektive kur duhet të
lëshoni kolltuqet…Prandaj, edhe pyetjeve që do
parashtroj për ju do t’iu jap karakter të përbashkët,
pra kolektiv:
A duhet ta përmbyllim këtë lojë të rrezikshme
hyrje-daljesh në një qeveri gjithnjë të huaj, me
një koalicion gjithnjë e më antishqiptar, dhe të
marrim një udhë alternative, kolektive dhe
paqësore sigurisht!..A nuk është koha të dalim
njëherë e përgjithmonë nga kthetrat e këtij
pushteti sllav dhe të ndërtojmë institucionet tona
paralele???
Nuk ka laik më, pra edhe ju shokë dhe miq të
mi që bëheni gati, dikush të vazhdoj mandatin,
dikush ta provojë për së pari atë, që nuk e di
e nuk kupton se, me numrin e deputetëve që
sillet nga 20 e që mund të shkojë maksimalisht
gjer në numrin 30, edhe sikur të gjitha numrat t’i
dhurohen një partie të vetme, edhe sikur këto
numra t’i marrin akademikët më të zgjedhur
shqiptarë, rezultatet do jenë këto që janë dhe që
po i ,,shijojmë” gati 30 vjet të shkuara…
Ju e dini që fuqinë dhe pafuqinë e numrave e ka
,,zgjidhur” kushtetuta një herë e përgjithmonë.
Këtë fakt ju e njihni më mirë se kushdo tjetër.
Aty qëndron ,,thembra e akilit, pa hapjen dhe
pa ndryshimin rrënjësor të së cilës, mund të
gënjëjmë veten dhe të tjerët edhe qindra vjetë
madje, por gjendja nuk do ndryshojë. Pozita
jonë do vazhdojë teposhtëzën që mori me hartimin
e kësaj kushtute, gjersa të vij një ditë (uroj që
kurrë të mos vij), që në atë parlament që zhvilloni
,,betejat juve sot për Atdhe”, nuk do të gjendet
as edhe një deputet i vetëm shqiptar, që të lexojë,
së paku, letrën lamtumirëse të shqiptarit të
fundit që do ta lëshojë këtë vend!..Më falni që
nuk po sjell detaje në këtë shkrim, kam shumë
për thënë, prandaj po ju shkruaj në ,,vija në trasha”:

U hapën bisedime me greqinë dhe u bënë
lëshimet më të turpshme kundrejt saj, edhepse
në ato hapësira, greqia nuk ka as edhe një
banor të vetëm. Lëshime të ngjashme dhe po
aq poshtëruese iu bënë edhe shtetit bullgar.
Ndërsa për ne i mbajnë gishtat në çark, saherë
që bëhet ndonjë kërkesë parimore, që ka të bëjë
të drejtat tona. A nuk ju duken këto zhvillime
si një komplot i përbashkët sllavo-grek kundër
qënies sonë biologjike??? A ka dikush nga ju
aq guxim qytetar, sa të pranojë të vërtetën e
hidhur, se të gjitha përpjekjet e shqiptarëve
brenda atyre strukturave shoveniste, janë dhe
do mbeten për historinë si shembulli më i keq i
lojërave të vazhdueshme me ,,gurin e sizifit”!..
Procesi i shpërnguljeve masive i moshave
të reja, së shpejti, mbase brenda këtij mandati
që ju ëndërroni, do fillojë të bëjë regjistrimin,
jo të nxënësve, kësaj here fillon regjistrimi për
mbylljen e shkollave të para në gjuhën shqipe…
2.
Ndryshimet që kanë ndodhur dhe si kanë
ndodhur kanë këtë pasqyrë:
,,Legalizimi” i shkollave të mesme, të cilat u
hapën jashtë sistemit arsimor të shtetit në vitin
1991 dhe themelimi i Universitetit tëTetovës në
vitin 1994. Por, duhet t’i kujtojmë lexuesit të ri,
që këto fryte kombëtare u ,,korrën”pas një vargu
të gjatë protestash të lara me gjak, dhe filluan të
frymojnë lirshëm, vetëm pas Luftës së U Ç K-së
në vitin 2001.StrugaLajm

3.
Shfrytëzoni ato mandate një herë për së mbari:
Organizoni takime të përbashkëta me shoqërinë
civile, ftoni ekspertë shqiptarë në ato takime, që
bashkërisht të mundohemi të gjejmë çelësin e
hapjes së dyerve të burgut, çelësin e mbylljes e
ka kush na e siguron!

Vëllazërisht,
Lebit Murtishi
Bern

In : Aktuale

Loading...
loading...