Në Qafë Thanë kapet 13 kg drogë

Një sasi prej 13 kg lëndë narkotike kanabis sativa u gjet në pjesën e dyshemesë poshtë ulëses së shoferit të një veture në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë nga ana e Shqipërisë. Gjatë kontrollit policia shqiptare konstatoi një hapje të strukturës metalike, ku dhe në brendësi të së cilës u gjetën 19 pako me lëndë narkotike.

‘Është bërë ndalimi i automjetit tip autoveturë e markës Mercedes Benz, me drejtues shtetasin A. L.” informoi sot policia e shqiptare.StrugaLajm

Gjithashtu u sekuestruan me automjetin dhe dy celularë si prova materiale.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...