Luftar Seiti, babai i 18-vjeçarit që ndërroi jetë ditën e djeshme, i cili ndodhej në intubim ka ndërruar jetë sot.
Ndërsa Qamil Seiti nuk arriti dot që të fitonte betejën me covidin, ditën e sotme ndërroi jetë edhe babai i tij, i cili ndodhej në intubim në spitalin “Shefqet Ndroqi”.
18-vjeçari nga Memaliaj kishte 100% të mushkërisë të prekur nga covid kur ka mbërritur në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe kjo gjë ka bërë që i riu të humbiste jetën.
Seiti ishte shtruar prej të paktën një jave tek Sanatoriumi ndërsa prej ditësh ishte në intubim.
Mësohet se 18-vjeçari nuk kishte sëmundje bashkëshoqëruese, raporton “Top Channel”.
Nje miku i 18 vjeçarit, shoku i tij i fëmijërisë, Xhuliano tregoi: “Ai kishte shumë qejf kuzhinën, si pasion dhe punonte kur kishte kohë të lirë, donte të ishte dikush për më vonë.
Ai vazhdoi një shkollë profesionale, donte punën, donte jetën. Babai i tij ishte në intubim. Komunikova para 10 ditësh para se të prekej.
Na ka ardhur e papritur në fillim që nga karantinimi sepse jemi dhe në moshë të re. Ai ishte tip energjik, nuk i trembej diçkaje, nuk e mendonim shumë se do të prekeshim, ai mendonte për familjen për babanë, nënën”.