Në Shqipëri mund të fitoni më shumë se në Gjermani, ja kush e tha

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka qenë ditën e sotme me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj në një dalje publike për rikonstruksionin e Piramidës. Ndër të tjera kryeministri zbuloi detaje të platformës “Shqipëria 2030”, teksa solli si shembull disa të rinj në Korçë, për të cilët u shpreh se sot fitojnë nga 1 deri në 8 mijë euro në muaj, falë projekteve dixitale.

Rama është shprehur se një nga detajet e platformës “Shqipëria 2030” ka në fokus gjithë ata të rinj të cilët dëshirojnë ti përkushtohen punës në një ambient dixhital, përmes kompjuterit, duke u premtuar se mund të fitojnë më shumë se çdo fitonin nëse do shkonin në Gjermani.Reklame

“Sot janë 2.4 mln vende pune të lira që konsiderohen si potencial i këtij momenti për shërbime të kësaj natyre për kompani që mund të jenë në fund të botës e arrihen me një klik.
Jemi për duke u përgatitur të hyrë në një fazë të re. Shtrirja e rrjetit të një programi për më të rinjtë që duan të vënë në punë aftësitë e tyre për botën dixhitale për të fituar shumë më tepër se cdo fitonin nëse do shkonin në Gjermani. Këto do të kërkojnë një numër fëmijësh të sotëm që nesër të jenë të aftë të hyjnë në gjithë këtë horizont të ri të punës të shërbimeve të mirëqenies, nëse do jemi në gjendje t’i japim fëmijëve të sotëm instrumentat për t’u aftësuar dhe me këtë fitojnë cdo muaj të ardhura shumë të larta” tha Rama.Previous articleStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...