Ne shqiptarët dhe politika e Baushtellit

Arbër Çeliku

Në v. 2008 fitova bursë 6-mujore në Institutin për Shkencat Humane (IWM), Vjenë, për përkthimin e veprës së Habermas-it “Midis natyralizimit dhe Religjionit”, i cili është një filial i Institutit të Boston-it dhe në gjirin e vet ky Institut prestigjioz mbledh politikanë, shkencëtarë dhe përkthyes të rinj nga e gjithë bota.

Bursist i këtij Instituti kishte qenë edhe Zoran Gjingjiqi, por atë vit kishte edhe disa politikanë serbë, të cilët sot janë në krye të proceseve politike-shoqërore në Serbi.StrugaLajm

Po ta shfletosh historikun e këtij Instituti, bursistët shqiptarë janë në gishta, kurse ata serbë me mijëra. Politikanët serbë, para se t’i rreken politikëbërjes, disa dekada i kalojnë nëpër universitete dhe institute me renome ndërkombëtare, kurse neve askush nuk na e ka fajin që lejojmë të udhëhiqemi nga politika e Baushtellit…

In : Aktuale

Loading...
loading...