Nga mërgimi nje lajm i zi,po qajnë brigjet e Drinit te Zi

Nga mërgimi nje lajm i zi
u perhap me shumë shpejtësi
na kan vra nje djal te ri
po qajnë brigjet e Drinit te Zi.
Te gjithë shqipet sotë mbajnë zi
Nexhipin po e kthejnë
Prej n’Austri.
Dasëm prisnim,nuse me kuror
por na u ktheve n’arkivol.
Mbuluar me flamurin kuq e zi
në Veleshtë do prehesh në qetsi.
Aty Nëna Shqipen ta mësoj
ninulla djepi të këndoj.
Veleshtë moj halle madhe
përsëri po të hapen varre,
plagët e vjetra po të hapen
mortat neve spo na ndahen.
Veleshtë moj nënë madhe
ti na rrite me shumë halle
ushtarë Evropës ti i dhe
na mesove si luftohet per atdhe,
prandaj dhashtë zoti
që të prehemi edhe ne
në këtë dhe.
Përparim IstrefiStrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...