Agron Reçi, emërohet avokat shtetëror në Ohër

Me propozim të Komisionit për emërime, Qeveria në mbledhjen e mbrëmshme emëroi 19 avokat shtetërorë.

Siç bëjnë të ditur nga shërbimi qeveritar për shtyp, avokat në Shkup është emëruar Leposava Venoska, Kristina Gorzdanoska, Elena Sazdovska, Zemile Kodra dhe Nedim Ismani. Në Kumanovë janë zgjedhur Dragan Jovanovski dhe Besim Veseli, për Ohër është zgjedhur Agron Reçi, ndërsa për Strumicë Tatjana Donkova.StrugaLajm

Avokat në Tetovë është emëruar Fetush Alili, në Gostivar Ylber Jusufi ndërsa në Strugë është zgjedhur Katerina Talevska-Skeparoska.StrugaLajm

Në Gjevgjeli është emëruar Mirosllava Panarova, në Veles Valerija Nikollova, në Shtup Biljana Simonova Taseva, në Kavadar Suzana Kostova Koceva, në Manastir Gjoko Talevski, në Prilep Kiro Severkoski dhe në Koçani Olgica Janeva.

In : Aktuale

Loading...
loading...