Veleshta i jep lamtumirën e fundit Nexhip Vrenezit,21 vjecarit viktimë e terrorit në Austri


Qindra banor të Veleshtës dhe Strugës sot në mesditë i dhanë lamtumirën e fundit Nexhip Vrenezit ,21 vjecarit nga Veleshta e Strugës që humbi jetën si pasojë e sulmit terrorist që ndodhi në Vjenë të Austrisë.Dhimbja ishte e madhe te familjarët por edhe te i gjithë kortezhi i pjesmarrësve në këtë ceromoni varrimi,sepse në lulen e rinisë humbi jetën 21 vjecari i cili sapo kishte filluar të gezojë të mirat e jetës dhe të moshës.Më 3 nëntor dy austriakë, një gjerman dhe një shtetas shqiptar i Maqedonisë Veriore ( L.V), janë ata që humbën jetën në zemër të Vjenës, gjatë një sulmi me armë zjarri të klasifikuar si terrorist, ku protagonist kryesor qe shqiptari nga Tetova me nënshtetësi austriake, Kujtim Fejzullai.
Ndërsa të plagosurit, 23 prej tyre, janë kryesisht austriakë, por midis tyre janë shtetas të Gjermanisë, Sllovakisë, Bosnjë, Luksemburgut dhe Afganistanit.(Strugalajm.com)StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...