Nga mesnata u hoq ora policore në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut nga mesnata është hequr ora policore. Kjo u vendos dje në mbledhjen e Qeverisë ku u miratuan edhe heqja e kufizimeve të tjera, në bazë të rekomandimeve të Komisionit për sëmundje infektive, përcjell INA.

Nuk ka më kufizim prej maksimum 100 mysafirëve në dasma dhe ahengje, por me kushte në përputhje me protokollet e parapara dhe në ambiente të hapura.

Po ashtu lejohen manifestime, koncerte dhe ahengje në klube të hapura, me kapacitet deri maksimum 50% të objektit, por jo më shumë se 1000 persona.

Qeveria solli konkluzion që të objektet hotelierike dhe restorantet të mos kenë obligim të regjistrojnë dhe lajmërojnë ahengjet dhe dasmat në odën e hotelierëve. Qeveria rekomandoi që të ndryshohet dhe plotësohet Protokolli për organizimin e dasmave, festive dhe ahengjeve.StrugaLajm

Këto vendime pasuan pasi që kemi rënie të numrit të të infektuarëve dhe të vdekurëve nga Kovid-19. Deri të martën ora policore ishte në fuqi nga në ora 24:00 deri në ora 04:00. Ndërsa lokalet ishin të kufizuar të punojnë deri në ora 23:00. Po ashtu kishte edhe kufizime të tjera me protokolle dhe rekomandime të Ministrisë së Shëndetësisë.

In : Aktuale

Loading...
loading...