Strugalajm.com nga burime brenda Spitalit të Strugës informohet se 7 të infektuarit e rinj me koronavirus në Strugë vijnë nga një vatër infektimi.
Të infektuarit kanë punuar në një Repartë konfeksioni i stacionuar në dalje të qytetit të Strugës përskaj rrugës Strugë-Dibër. Sipas burimeve nga Spitali i Strugës të infektuarit janë një nga fshati Jabllanicë po aq edhe nga Oktisi dhe Belica e Poshtme si dhe 4 të prekurit e tjerë nga qyteti i Strugës. (Strugalajm.com)