Nikollovski dhe Kaba në inspektim në Qafë Thanë

➡Investimi në infrastrukturën e pikave kufitare, përforcimi i mbikëqyrjes përmes futjes së një sistemi inteligjent për vëzhgimin me video dhe njohjen e targave, si dhe projekti i automatizimit të terminaleve që do të zbatohet në periudhën e ardhshme, presim të kontribuojnë ndjeshëm në përmirësimin e rezultateve në mbledhjen e të hyrave dhe nga aspekti i parandalimit të kriminalitetit, theksoi drejtori Boban Nikollovski gjatë vizitës së punës në pikën kufitare Qafë Thanë.StrugaLajm

➡Nikollovski edhe njëherë para doganierëve theksoi se është shumë e rëndësishme që të punohet në ndërgjegjësimin në drejtim të profesionalizimit më të madh të shërbimit, sepse investimi i tyre i përditshëm nënkupton investim në përmirësimin e kushteve të jetesës së të gjithë qytetarëve.

➡Aktivitetet e ndërtimit për rindërtimin dhe përmirësimin e vendkalimit janë duke u zhvilluar aktualisht në Qafë Thanë, si pjesë e Projektit të Bankës Botërore për Lehtësimin e Tregtisë dhe Transportit në Ballkanin Perëndimor.

In : Aktuale

Loading...
loading...