Një e treta e familjeve vështirë paguajnë borxhet

Në katër e vitet e kaluara është zvogëluar numri i llogarive të bllokuara të firmave, ndërsa është dyfishuar numri i llogarive të qytetarëve që janë bllokuar. Më shumë se një e treta e totalit apo afër 190 mijë amvisëri në Maqedoni kanë vështirësi që me kohë të paguajnë llogaritë komunale, taksën radiodifuzive dhe këstet e kredive, andaj dhe u janë bllokuara llogaritë në muajin mars të këtij viti, shkruan gazeta KOHA. Sipas statistikës së Bankës Popullore të Maqedonisë, në periudhën mars 2013 deri në mars të këtij viti, është rritur prej 93.447 në 189.730 numri i llogarive të bllokuara të qytetarëve, dhe është zvogëluar po në këtë kohë nga 60.121 në 51.916 numri i llogarive të bllokuara të bizneseve. Me këtë statistikë përfshihen bllokadat e deponentëve dhe llogarive transaksionale në banka sipas vendimeve ekzekutive për borxhet e kryera dhe të papaguara. Nëse përllogaritet se në Maqedoni – në mesatare jetojnë afër 500 mijë amvisëri, atëherë del se më shumë se një e treta e numrit të tyre janë me llogari të bllokuara. Qytetarët më së shpeshti bllokohen për shkak të vonesës së pagesës së llogarive komunale, taksës radiodifuzive dhe kësteve të kredive. Nga ana tjetër, rritje të vazhdueshme tregon hyrja në borxh e amvisërive në banka që në muajin maj të vitit 2017 ka qenë e vlefshme 134.896 milionë denarë e që paraqet një rritje të konsiderueshme në raport me 115.577 milionë denarë në muajin korrik të vitit 2015. Me fjalë të tjera, është rritur hyrja në borxh e amvisërive prej 1 miliardë e 870 milionë euro në 2 miliardë e 190 milionë euro.

Ekonomistët nuk janë të befasuar me trendin e rritjes së borxhit të qytetarëve si dhe vonesës së pagesës së borxheve të qytetarëve, për shkak të mungesës së parave të mjaftueshme nga ana e amvisërive për një jetesë me dinjitet dhe pa brenga, andaj qytetarët bëjnë ç’mos që të kapërcejnë hendekun midis nevojave dhe mundësive reale të xhepit. Sipas ekonomistëve, standardi i ulët, çmimet e larta të shërbimeve dhe prodhimeve të ndryshme dhe pagat e ulëta diktojnë faktin që qytetarët nuk munden me kohë të paguajnë borxhet, andaj janë të detyruar që me të madhe të marrim borxhe të reja nëpër banka. Në dy vitet e kaluara shënon rritje niveli i borxheve të qytetarëve në banka prej më shumë se 300 milionë euro. Më shumë se gjysma e borxheve ka të bëjë me kreditë për mbulimin e nevojave themelore si pagesa e llogarive, blerja për nevojat e amvisërive, kreditë konsumatore pa të cilat vështirë mund të mendohet rinovimi i teknikës së bardhë si televizorit apo frigoriferit, pagesën e borxheve të mbetura dhe kësteve të ndryshme të kredive konsumatore. Kreditë konsumatore , kreditë banesore apo minuset në kartelat kreditore tregojnë rritje edhe si rrjedhojë e presionit të krizës ekonomike dhe tejkalimit të hendekut mes të ardhurave dhe harxhimeve mujore të familjeve. Nga ana tjetër, sipas të dhënave të BPRM-së, rreth 55 për qind e borxhit të amvisërive ndaj bankave ka të bëjë me qytetarët që marrin paga deri në 30 mijë denarë. Më së shumti kanë marrë borxhe nëpër banka qytetarët me paga prej 15 mijë deri 30 mijë denarë, që me 35 për qind marrin pjesë në totalin e kredive. Ato kanë rreth 280 mijë shfrytëzues dhe shumë borxhi prej 47.115.752 mijë denarë apo rreth 600 milionë euro.

Të dytët me 78 mijë shfrytëzues të kredive janë qytetarët që marrin paga prej 30-50 mijë denarë me borxh prej afër 300 milionë euro, ndërsa të tretët janë me 15 për qind apo afër 250 mijë shfrytëzues, qytetarët me paga prej 7-15 mijë denarë e që kanë borxh prej afër 300 milionë euro ndaj bankave.StrugaLajm

Ndryshe, sipas zyrës evropiane të statistikës – EUROSTAT, të ardhurat për frymë nga Brut Prodhimi Vendor në Maqedoni janë sa 36 për qind e mesatares së Bashkimit Evropian, ndërsa konsumi aktual për frymë vlerësohet në 40 për qind të mesatares së BE-së. Këto të dhëna tregojnë se Maqedonia është vendi i tretë më i varfër në Evropë. Më të varfër se Maqedonia, sipas EUROSTAT-it, janë vetëm Bosnje e Hercegovina dhe Shqipëria.

In : Aktuale

Loading...
loading...