Një figurë e paprofilizuar politikisht!

Lebit Murtishi

Ismail Kadare, shkrimtari më i madh shqiptar i të gjitha kohëve dhe ndër më të mëdhenjt’ e gjithë planetit, synimin drejt ,,Çmimit Nobel” e ka të ndarë në dy binarë: Duke ecur në anën e majtë të rrugës – paraqitet si disident i krahut të djathtë, ndërsa, me kalimin në anën e djathtë të saj – paraqitet si disident i krahut të majtë… Ky zik – zak i lëvizjeve gjatë udhëtimit të gjatë të tij, mund të jetë (ndoshta) një pengesë, ndër shumë të tjera, që pengon shkrimtarin tonë të arrijë gjer tek ,,finalja” e të gjitha çmimeve që ka fituar gjer më sot… Por ndoshta enigma shkon ca më thellë nga ç’mendoj unë; ,,Çmimi Nobel” për veprat e gjeniut Kadare, mund të detyronte të skuqej, edhe nën varre – aristokracinë europiane, për gjithë çka bërë e vazhdon të bëjë mbi kurrizin e Popullit Shqiptar!!!StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...