Një histori interesante është finalizuar me martesë në Strugë ndërmjet Jusufit nga Avganistani dhe Jasminit nga Rusia të cilët dashuria i bashkoi në Gjermani .Jusufi dhe Jasmini pavarsisht kundërshtive që hasën kur bën publike dashurinë e tyre arritën që barrierat fetare dhe kombëtare t’i tejkalojnë duke zgjedhur qytetin e Strugës dhe Ohrit për të finalizuar momentet më të mira të një cifti të sapomartuarish në një set fotografik.Ata në Strugë nuk erdhën rastësisht por duke parë punën orgjinale dhe kreative që kompania e njohur strugane në fushën e produksionit dhe fotografisë ‘’Struga Production’’ kishte realizuar me një cift të sapo martuarish me origjinë nga Struga të cilët jetojnë dhe punojnë në Gjermani vendosën të vijnë në Strugë për të realizuar fotot e martesës .Cifti I huaj përvec se u magjeps me bukritë që falë natyra e Strugës u larguan me mbresat më të mira për mikëpritjen dhe bujarinë karakteristike të qytetit bregliqenas.(Strugalajm.com)