Një histori për Dollogozhdën

Histori për Dollogozhdën!

Deri me sot nuk është bërë asnjëherë tendence që të hidhet drite mbi prejardhjen gjenezen e familjeve, fiseve që kanë jetuar dhe jetojnë në Dollogozhdë transmeton Strugalajm.

Sipas të dhënave gojore të të moshuarve në Dollogozhdë jetojnë ose kanë jetuar këto fise që në fillim të vogla por me kalimin e kohës këto fise janë zmadhuar , janë shtuar edhe duke i ndryshuar edhe mbiemrat. Fiset që kanë jetuar dhe jetojnë në Dollogozhdë janë : Pollozhani, Capri, Zhaku, Kica, Ziba, Qoku, Sela, Alasani, Sllatina, Pesoçani, Reçi, Dibra, Mazari, Koxhaxhiku, Jaja, Isko, Veliu, Hida, Oxha, Hani, Fejza etj. 70% e fshatit Livadhi kanë preardhje nga Dollogozhda gjithashtu dhe një pjesë e madhe e Shqiptarëve në Strugë e Ohër. Prej fisit Pollozhani sot janë emëruar me mbiemra te ri siç janë : Bakiu,Iljazi,Arsllani,Islami,Useini,Dauti,Dani,Dervishi,Kurtishi,Neziri,Alimi,Aliti,Shaqiri,Bahriu etj. Kurse te fisi Alasani perdoret mbiemri Mamudi,Ibraimi,Miftari,Memedi etj, Ndersa te fisi Capri perdoren keto mbiemra Ahmeti dhe Dalipi. Tek Fisi Ziba përdoren mbiemrat Shazimani, Beluli.
Mbiemra të rinjë ka edhe te fiset tjera.StrugaLajm

Per prejardhjen e familjeve me siguri nuk mund te thuhet asgje pasi qe mungon dokumentacioni, perveç asaj se në pjeset e tyre librave gjenden si toponime ne rrethinë e Dibres dhe Peshkopisë. Në qoftë se shkoni në Peshkopi(Dibër të vogël) gjeni mbiemra që janë si Pollozhani, Kica etj. Gjithashtu edhe në Dibër të madhe Maqedoni ka mbiemër Zhaku. Por kur nisemi nga historia se banoret e parë të ballkanit kanë qënë iliret ku në pjesen tonë kanë jetuar Enkelejketsi dhe Dyndjet qe kanë ndodhur per shkaqe te ndryshme, ateherë mund te konstaktohet se e vërteta është kjo që është sot në Dollogozhdë, se shekuj me radhe kjo popullate ka jetuar në këto troje. Këtë e vërteton edhe Prof.Dr.Mentor Qoku i cili tha se familja Qoku ka jetuar në këto troje dhe është shperngulur në rrethinën e Peshkopisë për shkaqe të luftërave dhe pas qetesimit te situates janë kthyer përseri në trojet e veta.StrugaLajm

Pa harruar të themi se në Dollogozhdë dhe Pohum janë gjetur shumë gjëra të vjetra Ilire që janë fshehur në kohën e ishJugosllavisë e më tej.

Bazuar sipas librit “Dollogozhda nje bote ne vete”-Mustafa Useini

In : Aktuale

Loading...
loading...