Aktuale
Një punëtorë në Strugë, lëndohet rëndë
Një puntorë në Strugë është rrëzuar nga skelja duke përfunduar në Spital.Ai, S.GJ (23) dje rreth orës 13.30 në rrugën “Eduard Kardeli” në Strugë, gjatë kryerjes së punëve ndërtimore në një shtëpi, ra nga skelja në një lartësi prej rreth 6.5 metrash dhe pësoi lëndime të rënda trupore mëson Strugalajm.com.
Ai u transferua menjëherë në Spitalin e Traumës në Ohër, ku iu dha ndihmë mjekësore dhe u ndalua për trajtim të mëtejshëm.Inspektimi i vendit është kryer nga një ekip i Stacionit Policor të Strugës dhe janë marrë masa për të zbardhur rastin.