Njoftimi i ambasadës:Ja kushtet që duhet plotësuar për një vend pune në Gjermani prej 2020

  • Nga fillimi i vitit 2020 në  fuqi hyjnë rregulla të reja për imigrimin e punëtorëve të kualifikuar. Ligji i ri i zgjëron mundësitë për punëtorë të kualifikuar nga vende jo anëtare të BE-së, për qëllime punësimi të vijnë në Gjermani.
  • Para se të bëhet aplikimi për vizë, të interesuarit duhet të kenë njohje zyrtare të kualifikimit të tyre profesional. Informata për procedurat përkatëse mund të gjeni në www.anerkennung-in-deutschland.de Personat e intersuar të kualifikuar këshillohen t’i fillojnë procedurat me kohë. Kjo mundësi ekziston edhe para se të hynjë në fuqi rregullat e reja në mars 2020.
  • Pas praninit të vendimit zyrtar për njohjen e kualifikimit, personat e kualifikuar mund të parashtrojnë kërkesë për marrjen e vizës për të shkuar në Gjermani dhe për të pranuar ofertën e punës për të cilën janë të kualifikuar. Në rast se autoritetet gjermane vetëm pjesërisht e kanë njohur  kualifikimin profesional, të interesuarit mund të marrin vizë për kualifikim të mëtejshëm në Gjermani. Në kushte të caktuara ata mund edhe të punojnë gjatë periudhës së kualifikimit të mëtejshëm.  
  • Persona që posedojnë mjaftueshëm njohuri të gjuhës gjermane dhe mjete financiare për t’i siguruar shpenzimet e jetës, mund të parashtrojnë kërkesë për vizë me qëllim kërkimin e një vendi pune. Kjo vizë  vlen gjashtë (6) muaj. Nxënës me diplomë të shkollës së mesme, nën moshën 25 vjeçe, mund të vijnë në Gjermani dhe të qëdrojnë deri në gjashtë (6) muaj, me qëllim aplikimi për një vend për shkollim profesional, nëse me diplomën e tyre kanë të drejtë të studiojnë, posedojnë njohuri të mira të gjuhës gjermane (Niveli B2) dhe kanë mjaftueshëm mjete financiare pët t’i siguruar shpenzimet e jetës.
  • Për persona të kualifikuar mbi 45 vjeç vlejnë disa rregula tjera. Nëse ata vijnë për të punuar në Gjermani, duhet të kenë një kontratë pune me një pagë minimale të caktuar ose të dëshmojnë se e kanë të siguruar pensionin e pleqërisë.

Informacione shtesë:
Linku www.make-it-in-germany.info i përmban informacionet më të rëndësishme për persona të kualifikuar që duan të vijnë në Gjermani.

Informacine lidhur me njohjen e kualifikimit profesional:
www.anerkennung-in-deutschland.deStrugaLajm

Informacine lidhur me njohjen e diplomave të arsimit të lartë:
www.anabin.kmk.org

Informacione për institucione ku mund të mësohet gjuha gjermane: https://www.goethe.de/ins/mk/sq/inde

In : Aktuale

Loading...
loading...