Normalizohet trafiku në rrugën drejt Strugës

Në aksin rrugor A2 Kërçovë – Ohër mes f Podvis dhe f Popoec, komunikacioni është normalizuar, kumtuan nga NP “Rrugët e Maqedonisë”.

Në aksin rrugor R-1305 Kërçovë – Manastir në kilometrin e parë ka derdhje të ujit në rrugë në gjatësi prej 300 – 400 metra. Në vendin e ngjarjes është vendosur sinjalizim përkatës komunikacioni.

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet rrjedhshëm nëpër rrugë kryesisht të thata. Reshje të dobëta të borës, të cila nuk shtresohen në rrugë ka në Mavrovë.StrugaLajm

Në akse të caktuara rrugore të cilat kalojnë nëpër gryka është e mundur paraqitje e shembjeve të vogla. NP Rrugët e Maqedonisë apelon për vozitje të kujdesshme dhe përshtatje të shpejtësisë ndaj kushteve në rrugë.

In : Aktuale

Loading...
loading...