Nuk ka dasma dhe kafe pa vaksina, hyjnë në fuqi masat e reja antikovid

Testi PCR për hyrje dhe dalje në shtet, do të jetë i detyrueshëm nga data 1 shtator. Kështu vendosi Qeveria në mbledhjen e djeshme. Qytetarët tanë të cilët kthehen në vend pas 1 shtatorit, dhe nuk kanë PCR test, ose vërtetim për vaksinim të pranuar ose që e kanë kaluar KOVIDI-19, do caktohet masa karantinë prej 7 ditëve, izolim shtëpiak.

Ndërkaq, shtetasit e huaj që transitojnë nëpër vend do të mund të kalojnë në afat prej 5 orësh, me deklaratë të nënshkruar paraprakisht në hyrje të vendit, të cilën duhet ta dorëzojnë para kontrollit kufitar në dalje nga vendi.

Muhamet Hoxha, zëdhënës i Qeverisë

“Nga 1 shtatori 2021, shtetasit vendas dhe të huaj do të mund të hyjnë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në rast se në pikën kufitare i posedojnë këto dokumente: Çertifikatë / vërtetim për imunizimin e kryer, gjegjësisht pranimin e dy dozave të vaksinës kundër sëmundjes infektive KOVID- 19 ose certifikatë / vërtetim për kalimin e KOVID – 19 në 45 ditët e fundit, nga dita e shërimit, ose vërtetim mjekësorë me rezultat negativ nga PCR test, i realizuar 72 orë para hyrjes në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

Përndryshe, nga sot hyjnë në fuqi masat e reja për mbrojtje nga koronavirusi. Gjgjësisht, kërkohët çertifikatë për vaksinim, çertifikatë për kalimin e KOVID – 19 në 45 ditët e fundit, për hyrje në objketet hotelierike, kafene dhe bare, si dhe për çdo ngjarje (festim, aheng, martesë, ditëlindje, pagëzim, koncert, seminar, trajnim, punëtori, konferencë, ngjarje kulturore ose sportive, bastore, kazino). Kjo masë është e detyrueshme edhe  për hyrjen në pjesën e mbyllur të qendrave tregtare.StrugaLajm

Mbetet ndalesa për organizimin e dasmave, festimeve dhe ahengjeve në ambiente të mbyllura, ndërsa llojet tjera të ngjarjeve në ambient të mbyllur ende mund të organizohen me deri në 30% të kapacitetit të vendit të ngjarjes dhe një numër të kufizuar vizitorësh deri në maksimum 1.000 vizitorë me posedim të detyrueshëm, dhe verifikimin e njërit prej dokumenteve të detyrueshëm  për KOVID – 19.

Emine Ismaili /SHENJA/

In : Aktuale

Loading...
loading...