Nuk punon kush për 200 euro!

“Nuk mund të prisni që një i ri të regjistrojë shkollën e mesme profesionale e që nesër të punojë për 12 apo 15 mijë denarë. Kjo është absurd i kohës, pasi paga është faktori që i motivon të rinjtë të ikin prej shkollave të mesme profesionale, apo i demotivon të regjistrohen në këto shkolla. Duhet të kuptohet se kaloi koha e pagave të ulëta në Maqedoni”, thotë Nenadiq

Fisnik PASHOLLI

Shkup 20 nëntor – Maqedonia duhet më shumë të angazhohet për kuadër profesional që aktualisht i mungon bizneseve siç janë muratorët apo saldatorët. Në këtë drejtim, përveç rritjes së pagave për zanatlinjtë e profileve të ndryshme, nevojitet të intervenohet më seriozisht edhe në sistemin e arsimit të mesëm, por edhe të lartë për të krijuar një balans midis kuadrove tepricë që i refuzon tregu i punës dhe kuadrove më se të nevojshme për mbarëvajtjen e procesit të punës në kompanitë e ndryshme, e që nuk dalin nga shkollat e mesme profesionale.

Shteti duhet të angazhohet më shumë për të ofruar kuadro në tregun e punës që kërkohen nga ana e punëdhënësve. Në këtë drejtim nevojitet të rritet cilësia e arsimit formal, ndërsa arsimi joformal duhet të ofrojë adaptim më të madh ndaj kërkesave dhe nevojave të tregut të punës, thonë nga Oda Ekonomike e Maqedonisë.

“Përfundimi i fakultetit në Maqedoni akoma është më atraktiv në raport me shkollat mesme profesionale, përkundër faktit se kompanitë ofrojnë paga solide për personat që përfundojnë shkollën e mesme profesionale. “Sistemi shtetëror i arsimit është strukturë përafërsisht rigide, e cila nuk mund të ndryshohet konform dinamikët së tregut dhe nuk mundet për një kohë të shkurtër t’u përgjigjet nevojave të tregut. Presim që cilësia e tij të përmirësohet, ndërsa joformalisht arsimi të mundësojë për një kohë të shkurtër kuadër të nevojshëm për kualifikimit dhe rikualifikimit”, thotë Boris Trimçev nga Oda Ekonomike e Maqedonisë.

Sipas tij, tek ne akoma bëhen përpjekje për vendosjen e sistemit të arsimit dual nga njëra anë, ndërsa nga ana tjetër – jemi të vonuar në këtë proces për shkak se në Evropë tashmë po vendoset sistemi trepalësh i shkollës, apo krahas shkollave dhe kompanive në të janë të përfshirë edhe shkathtësitë digjitale.

Analizat e ndryshme tregojnë se shumica e fuqisë së aftë për punë në Maqedoni është me arsim të mesëm të përfunduar, ndërsa nga ana tjetër mungojnë më shumë profile të kuadrove me arsim të mesëm profesional si saldator, murator, punëtorë qelqi, vozitës profesionist, gdhendës të metalit etj. Njohësit e tregut të punës thonë se këto profesione në një pjesë të madhe, edhe pse deficitare, nuk paguhen mjaftueshëm.StrugaLajm

Sipas drejtorit të agjencisë për punë të përkohshme “Partner”, Rade Nenadiq, duhet të mendohet edhe për uljen e numrit të nxënësve që përfundojnë shkollat e mesme me zvogëlimin e numrit të nxënësve që pranohen, apo duke vendosur një pjesë të tyre edhe në pushim të përkohshëm.

Njëherazi duhet të mendohet edhe për uljen e numrit të studentëve në një pjesë të fakulteteve në shtet që do të mundësojë gradualisht barazimin e kërkesës dhe nevojave në tregun e punës.

“Nuk mund të prisni që një i ri të regjistrojë shkollën e mesme profesionale e që nesër të punojë për 12 apo 15 mijë denarë. Kjo është absurd i kohës, pasi paga është faktori që i motivon të rinjtë të ikin prej shkollave të mesme profesionale, apo i demotivon të regjistrohen në këto shkolla. Duhet të kuptohet se kaloi koha e pagave të ulëta në Maqedoni. Për shembull, tek tekstili nevojitet që pronarët të heqin dorë nga një pjesë e fitimit, për shkak se nuk është e vërtetë se nuk mund të rriten pagat në këtë sektor”, thotë Nenadiq.

Kohë më parë, Qeveria paralajmëroi se ulja e papunësisë dhe krijimi i kuadrit të nevojshëm do të zgjidhet edhe përmes Ligjit të ri për praktikë që do të mundësojë që, me kompensim përkatës, personat deri në 29 vjet të kryejnë praktikën legale në kompani të ndryshme. Në këtë drejtim do të ndihmojë edhe Regjistri komunal për personat e papunë dhe për vendet e lira të punës në favor të rikualifikimit të kuadrit. Parashikohet që personat që do të angazhohen për praktikë – për periudhën prej 1 deri 6 muaj, edhe të paguhen. Kjo me qëllim që të ndërpritet praktika e deritanishme kur shpesh edhe nuk paguhej praktikuesi. Kompanitë për praktikën deri në 3 muaj do të paguajnë nga 5000 denarë, ndërsa ato që do të mbesin në punë praktike më shumë se 3 muaj, do të fitojnë kompensim të vlefshëm sa paga minimale. (koha.mk)

In : Aktuale

Loading...
loading...