OEMVP, paga 12 mijë denarë

Me rritjen e pages minimale në 12 mijë denarë do të jetë një veprim pozitiv për ekonominë e vendit për shkak se punëtorët do të ndihen më të motivur dhe do ti përkushtojnë më shumë rëndësi punës, vlerësojnë nga OEMVP.

 

Drejtori ekzekutiv i OEMVP-së Drilon Iseni thotë se paga minimale ka qenë një nga kërkesat e OEMVP-së që i është drejtuar qeverisë aktuale dhe si obligim ligjor patjetër se do të zbatohet nga kompanitë e vendit.

 

“Ne e vlerësojmë si pozitiv këtë hap për shkak se punëtorët do të jenë të kënaqur me pagat e tyre dhe rrjedhimisht do të rritet standardi jetësor këtu, ndërsa nga ana tjetër kompanitë do të fitojnë punëtor më të motivuar të cilët do të japin rezultate më positive në perfomancën e tyre në punët ditore që i kanë. E gjithë kjo besojmë që do të ketë një impact më pozitiv në ekonominë e vendit në përgjithësi” – tha  drejtori ekzekutiv i OEMVP-së, Drilon Iseni.

 

SIEM, SKEPTIK PËR REALIZIMIN E LIGJIT NË PRAKTIKËStrugaLajm

 

Por nga sindikata e industries, energjetikës dhe minierave shprehen skeptik se ky ligj do tu garanton punëtorëve se do të marrin pagën minimale siç parashihet me ligj, për shkak se në vendimet ështgë termi kontribut i normuar si kusht për realizimin e të njejtës.

 

“Përderisa në ligjin eksiton termi “ kontribut i normuar” si kusht për realizimin e pagës minimale, ajo do të thotë se para së gjithash nuk ka asnjëfarë garancioni se punëtori do ta mer shumën minimale të paraparë me ligj. Ajo gjithashtu do të thotë mundësi për manipulim nga ana e e punëdhënësve, siç ka qenë praktikë deri më tani”, thuhet në kumtesën e SIEM.

Teksti i ndryshimeve të ligjit i pajtuar nga debate publik dhe i vërtetuar nga Këshilli Ekonomik-social në 18 korrik të 2017 nuk përmbante tertmin “kontribut i normuar” në nenin 2 të ligjit, prandaj sindikati kërkon heqjen e termit kontribut I normuar nga Ligji për pagën miniamale.

In : Aktuale

Loading...
loading...