Ohër, OJQ-të reagojnë për ndërtimet joligjore

Nga 19 rekomandimet që UNESKO-ja u ka dhënë autoriteteve që rajoni të mos përfshihet në listën e zonave të rrezikuara nën mbrojtje, vetëm katër janë përmbushur pjesërisht, akuzuan 17 organizata joqeveritare nga rajoni i Ohrit, Strugës dhe Podgradecit.

“Urbanizimi i pakontrolluar është përmendur me katër fjali në këtë raport dhe është problem shumë i rëndësishëm që po ndodh në Parkun Kombëtar. Rregullisht dorëzohen raporte që vetëm fshehin problemin dhe hedhin mbeturinat nën qilim”, tha Nikolla Kiselinov – Shoqata Turistike e Ohrit.StrugaLajm

Nga Lëvizja qytetare Ohër SOS, kujtojnë rekomandimin për Mision monitorues reaktiv nga viti 2020, i cili u shënua si urgjencë dhe që kërkonte përshpejtimin e procesit të rrënimit të ndërtimeve pa leje brenda tre viteve, deklaroi Nderim Pollozhani- OJQ “KAP” Strugë.

In : Aktuale

Loading...
loading...