Ohër, vonon riparimi i shkollës “Vëllazërim Bashkimi”

Tre muaj pas tërmeteve që goditën rajonin e Ohrit, ende nuk janë riparuar dëmet që pësoi SH.F “Vëllazërim bashkimi”. Nxënësit mësimin e vijojnë në këtë shkollë ku nga tërmeti është çarë shtylla në hyrje të ndërtesës, ndërsa disa klasa kanë plasaritje në mure. Janë shembur edhe shkallët në hyrje, ndërsa janë dëmtuar edhe muret e sallës sportive. Prindërit dhe nxënësit e bojkotuan fillimin e vitit shkollor, por tani nxënësit janë kthyer në mësim.

“Erdhën nga Instituti i tërmeteve dhe sizmologjisë dhe autoriteteve u treguan çfarë masa duhet të ndërmarrin dhe si duhet t’i bëjnë riparimet. Nga shkolla kërkuan të bëhet plan i ri si do bëhet ajo. Ne u thamë se në periudhë prej 45-60 ditë të kryhet puna. Shpresoj se brenda afatit do i kryejnë punët, e nëse jo, atëherë do ndërmarrim masa tjera për të cilat do vendosim në Këshill”, deklaroi Emir Mufti, kryetarë i Këshillit të Prindërve.StrugaLajm

Drejtori i Shkollës Muamer Doko premton se punët për riparimin e dëmeve do të fillojnë së shpejti.StrugaLajm

Nxënësit shfrytëzojnë hyrjet alternative për në Shkollë. Kjo është shkolla e vetme fillore në Ohër ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe, ndërsa në te mësojnë më shumë se 650 nxënës.

In : Aktuale

Loading...
loading...