OPOZITARIZMI DHE DISIDENCA

Abdulla Mehmeti

(Politikanët që nuk e kundërshtojnë, nuk kanë probleme me regjimin, por vetëm me bartësit e pushtetit në një periudhë të caktuar, mund të jenë opozitarë, por jo disidentë)

Shumica e njerëzve nuk e kuptojnë se ka dallim të madh mes disidencës dhe opozitarizmit politik, prandaj edhe bëjnë gabim të madh logjik dhe konceptual kur mundohen t’i paraqesin disa liderë të partive politike si disidentë.

Disidenca nënkupton kundështim të hapur dhe permanent të një regjimi, të cilitdo pushtet jodemokratik dhe diktatorial, me të gjitha mundësitë dhe mjetet, në çfarëdo rrethanash, ndërsa opozitarizmi nënkupton veprimtari politike kundër një pushteti të drejtuar nga forca të tjera politike, që mund të jetë edhe betejë politike joparimore, përderisa nuk luftohet regjimi edhe nëse ai është jodemokratik, por forcat politike që udhëheqin pushtetin në një periudhë të caktuar. StrugaLajm

Disidenca nënkupton edhe periudhë pushimi mes dy mandateve të ndryshme, kur disa politikanë nuk janë në pushtet, që kanë qenë bartës të funksioneve të larta në pushtetet e mëparshëm dhe me mjete politike, përmes propagandës mundohen sërish të kthehen në pushtet, për të ushtruar funksione të radhës, jo përherë edhe për t’i zgjidhur problemet me të cilat përballet një shoqëri, pjesëtarët e një bashkësie etnike, apo një populli.

(31.X.2019)

In : Aktuale

Loading...
loading...